Paraqitja e shtetit të Republikës së Kosovës pa fusnotë në Shërbimin Evropian për Aksione të Jashtme (EEAS) që udhëhiqet nga Federica Mogherini, ka nxitur reagime të shumta në Serbi, pasi sipas tyre me këtë Mogherini e pranon Kosovën si shtet.
Lidhur më këtë për mediat serbe ka folur zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic, duke thënë se politika e Brukselit nuk ka ndryshuar dhe se fusnota e cila tregon statutin e neutralitetit përdoret në të gjitha dokumentet që i referohen Kosovës.
“Politika jonë nuk ka ndryshuar” ka thënë Kocijancic”.
“Ne e përdorim fusnotën në çdo dokument dhe kjo shihet qartë edhe në faqe. Politika jonë nuk ka ndryshuar”, ka shtuar tutje Kocijancic.
Të gjithë këto reagime janë nxitur pasi në makinën e kërkimit në EEAS , në rubrikën “shtetet”, Kosova identifikohet si shtetet njësoj si të tjerat, pa yll, ndërsa Mogherini as në ftesat për dialog, të cilat u dërgohen edhe medieve, për nga emrat e funksioneve dhe të shteteve, përkatësisht rajoneve prej nga vijnë, pjesëmarrësit i trajton njësoj.