Luksi i Hashim Thaçit dhe thjeshtësia e presidentit zviceran, ja pamjet që do t’ju befasojnë!

Aktuale

Luksi i Hashim Thaçit dhe thjeshtësia e presidentit zviceran, ja pamjet që do t’ju befasojnë!

Nga: P.R Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:42
Hashim Thaçi dhe Alain Berset

Zvicra, është njëra ndër shtetet më të fuqishme në Kosovë, si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo politike.

Por, Alain Berset edhe pse është presidenti i Zvicrës, ka treguar thjeshtësinë e tij dhe të shtetit zviceran.

Ai gjatë pjesëmarrjes së tij në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka rënë në sy të botës. Berset është shfaqur në oborrin e objektit të OKB-së, ulur në një trotuar duke marr disa shënime.

Por sjellje krejtësisht tjetër ka pasur presidenti i Kosovës, njërit ndër vendet më të varfra në botë nga ana ekonomike dhe politike, shkruan “Bota sot”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fotot e publikuara, vazhdimisht është parë nëpër zyre dhe kokteje luksoze në New York, atje ku Asambleja Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara zhvilloi punimet. Po ashtu, më herët, Thaçi ishte shfaqur edhe duke udhëtuar jashtë Kosovës me aeroplan privat, ku në sy kishte rënë luksi i madh që posedon presidenti i pasur i shtetit të varfër.

Për më shumë shikojeni fotot mëposhtme që tregojnë dallimin mes dy presidentëve, Hashim Thaçit dhe Alain Berset.

Image
Presidenti i Zvicrës, Alain Berset në oborrin e objektit të OKB-së, ulur në një trotuar duke marr disa shënime.
Image
Hashim Thaçi në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Image
Hashim Thaçi duke udhëtuar me aeroplan privat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat