Kelmendi i gëzuar për arrestimin e Zekës dhe Demalijajt, kërkon shqyrtim edhe për Ramush Haradinajn

Aktuale

Kelmendi i gëzuar për arrestimin e Zekës dhe Demalijajt, kërkon shqyrtim edhe për Ramush Haradinajn

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:59
Kelmendi, Haradinaj, Zeka, Demalijaj

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, i ka përgëzuar Prokurorinë dhe Gjykatën për burgosjen e deputetëve të pozitës, Milaim Zekës dhe Shkumbin Demalijajt, pas kërcënimeve që u bënë prokurorëve.

Kelmendi uron që edhe kryeministri Ramush Haradinaj të shqyrtohet, derisa shton se, kërcënuesit e prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve dhe policëve duhet të jenë në burgje.

“PROKURORI E GJYKATË - PERGËZIME KËSAJ RADHE PËR BURGOSJE TË DEPUTETËVE MILAIM ZEKA DHE SHKUMBIN DEMALIJAJ!

Uroj të shqyrtohet edhe kërcënimi që ka bërë harbashi Ramush Haradinaj.

Kërcënusit e prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, policëve - në burgje!”, shkruan Kelmendi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat