Dy deputetë të Kosovës në paraburgim, lajm edhe për mediat e botës

Aktuale

Dy deputetë të Kosovës në paraburgim, lajm edhe për mediat e botës

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:59
Ilustrim

Lajmi për caktimin e paraburgimit për dy deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore.

Prestigjiozja amerikane ‘The New York Times’, ka raportuar sot për arrestimin e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demalijaj, pasi sipas Prokurorit i njëjti ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ishte duke hetuar skandalin e fryrjes së listave të veteranëve.

Gjithashtu edhe deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka, gjendet në paraburgim , për kërcënimet e drejtuara ndaj Prokurorit Special, Afrim Shefkiu.

“Ligjvënësi i dytë i Kuvendit të Kosovës ndalohet për kërcënime ndaj prokurorit”, është titulli i NYT.

Siç shkruan gazeta, ky është rasti i dytë i arrestimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës brenda pak ditësh.

Shkumbin Demalijaj akuzohet edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e listave të fryra të veteranëve, ndërsa Milaim Zeka akuzohet për mashtrim me viza të mbi 900 personave.

Pas këtyre rasteve të kërcënimeve ndaj prokurorëve ka reaguar sot edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se politikanët duhet të ndalin presionet mbi organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat