“Goditja” e Adem Salihajt: Thaçi njeri i shitur te Serbia!

Aktuale

“Goditja” e Adem Salihajt: Thaçi njeri i shitur te Serbia!

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:55
Adem Salihaj, Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj thotë se presdienti Hashim Thaçi është i gatshëm t’i shesë pa asnjë hezitim interesat e popullit dhe shtetit të tij.

Sipas tij, Thaçi është njeri i shitur te Serbia, i cili hap pas hapi po e kthen Serbinë në Kosovë.

Salihaj pohon se, Vuçiqi dhe Serbia po i realizojnë qëllimet e tyre përmes Thaçit, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Historia jonë asnjeherë nuk ka pasur dhe as nuk do ta ketë një njeri sikur Hashim Thaçi,i cili është i gatshëm t'i shesë pa asnjë hezitim interesat e popullit dhe shtetit të tij.

Sa e sa herë e kam thënë se Hashim Thaçi është njeri i shitur te Serbia,i cili hap pas hapi po e kthen Serbinë në Kosovë. Tash jemi në fazën përfundimtare kur Thaçi me një fanatizëm dhe verbëri të pashpjegueshme po tenton ta shesë territorin e Kosovës dhe ta realizojë programin serb të Serbisë së Madhe.

Kosova asnjeherë nuk ka qenë në një situatë kaqë të rrezikshme që ta humbë shtetësinë e saj,të fituar me gjak e sakrifica të mëdha.

Serbia dhe Vuçiqi janë të qetë dhe nuk po duken të brengosur, sepse qëllimet e saj me fanatizëm po mundohet t'i realizojë vegla e tyre Hashim Thaçi. Këto nuk po i them aspak nga mllefi dhe urrejtja që kam për Hashim Thaçin. Këto po i them nga shqetësimi i madh që kam për të ardhmen e Kosovës.

Sot,është detyrë mbi të gjitha detyrat tjera ndalja e Thaçit dhe shpëtimi i Kosovës.

Kjo detyrë u takon të gjitha partive pa përjashtim,por para së gjithash i takon PDK-se,sepse Thaçi është ,jo vetëm produkt dhe eksponent i saj,por edhe lider dhe përfaqësues i saj. Nëse PDK-ja nuk e bën këtë,atëherë edhe ajo bashkë me Thaçin,përgjithmonë do ta bart vulën e tradhëtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat