Kelmendi zbulon një marrëveshje të Thaçit me Serbinë e nënshkruar në vitin 2013

Aktuale

Kelmendi zbulon një marrëveshje të Thaçit me Serbinë e nënshkruar në vitin 2013

Nga: N.Sh Më: 28 shtator 2018 Në ora: 19:14
Muhamet Kelmendi

Profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mashtron popullin për Asociacionin.

Ai thekson se, marrëveshja e vitit 2013 me Serbinë e nënshkruar midis Thaçit dhe Vuçiqit e përcakton Asociacionin serb me elemente ekzekutive në Kosovë.

“Mbi ate marreveshje te vitit 2013 u nenshkrua edhe Marreveshja me shtetin serb midis z.Mustafa dhe kriminelit Vucic per Asociacion ne vitin 2015 me elemente te Autonomise politike, juridike dhe ekonomike”, shkruan në faceebook Kelmendi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrirmin e plotë:

Marri politike!

Marreveshja e vitit 2013 me shtetin serb e nenshkruar midis Thacit dhe Vucicit e percakton Asociacionin Serb me elemente ekzekutive ne Kosove.

Ndersa, z.Thaci mashtron masen per Asociacion!

Mbi ate marreveshje te vitit 2013 u nenshkrua edhe Marreveshja me shtetin serb midis z.Mustafa dhe kriminelit Vucic per Asociacion ne vitin 2015 me elemente te Autonomise politike, juridike dhe ekonomike.

E njejta u anulua nga Gjykata Kushtetuese.

Tash kemi nje kerkese, ate te bashkimit te Lugines se Presheves me Kosoven, nje vullnet i kahmotshem per Kosoven, por qe nuk realizohet pa shkembim.

Natyrishte se ka mundesi, kuptohet edhe pa shkembim, por me lufte te armatosur kunder shtetit serb.

Kjo nuk shkon...!

Ne kete ane, duket se z.Thaci, e dine perfundimin, ate te nderrimit te territorit, e natyrisht se i ike kesaj, duke bere manevrime politike.

Z.Thaci e dine qaete perfundimin e bisedimeve me shtetin serb.

E dine se si dhe cka nderrohet dhe deri ku shkon kufiri.

Por, pse deklaron gjera qe vete i ke nenshkruar ne Bruxel, ne Viene etj., ndersa tash deklaron krejte dicka tjeter.

Z.Thaci e dine qarte se cka nderrohet dhe cka jo.

Deri kur keshtu e z.Thaci!!

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat