Kurti: Në protestën e nesërme do të ketë anëtarë edhe të partive tjera

Aktuale

Kurti: Në protestën e nesërme do të ketë anëtarë edhe të partive tjera

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:31
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka konfirmuar se në protestën e nesërme pritet të ketë edhe deputetë të partive të tjera parlamentare.

Në një lidhje direkte në “Facebook”, ai i është drejtuar qytetarëve për protestën që pritet të mbahet nga ora 14:00 në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi.

Kurti është shprehur optismit se të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s.

“Unë kam kontaktuar me deputetët tjerë që të jenë pjesë e organizmit. Ka pas që kanë dhënë mbështetje. Nuk kanë qenë pjesë e organizimit por kjo ka pak rëndësi. Për neve është e rëndësishme që të ketë masivitet në kryeqytet nesër.  Aty nuk ka rëndësi se i cilës parti je, kjo do të jetë pa flamuj partiak sepse ne aty jemi si qytetarë të Republikës. Lëvizja “Vetëvendose”, ka marrë iniciativën por ka edhe të tjerë që kanë punuar sepse e duan këtë vend”, është shprehur ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat