Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur për protestën e nesërme që do të mbahet në Prishtinë. Ai ka thënë se kjo protestë nuk është vetëm e VV’së, por sipas Konjufcës, protesta e nesërme është e qytetarëve të Kosovës.
Konjufca në DPT te Fidani ka treguar se në këtë protestë pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të partive tjera.
Ai e ka përshëndetur edhe vendimin e Vjosa Osmanit për marrë pjesë në protestë.
“ Protesta nuk është vetëm e VV’së. Kjo nuk ka qenë edhe me herët e partisë sonë. Ne e kemi bërë thirrjen për protestë dhe ajo është qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai
Konjufca beson që nesër protesta do te jetë masive dhe e qetë.