Pacolli: Monako do të mbështesë Kosovën në të gjithë organizatat ndërkombëtare

Aktuale

Pacolli: Monako do të mbështesë Kosovën në të gjithë organizatat ndërkombëtare

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 23:13
Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot është takuar me këshilltarin e shtetit dhe ministrin e Marrëdhënieve me Jashtë të Principatës së Monakos, Gille Tonelli

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se sot është takuar me këshilltarin e shtetit dhe ministrin e Marrëdhënieve me Jashtë të Principatës së Monakos, Gille Tonelli.

“Takim me Kshilltarin e shtetit dhe Ministrin e marrëdhënieve me jashtë të Principatës së Monaco-s Gille Tonelli.  Ky shtet i vogël, por shumë i fuqishëm, do ta mbështesë Kosovën me votën e tij në të gjithë organizatat ndërkombëtare ku ne aspirojmë të bëjmë pjesë.  I kërkova që të rritet angazhimi i Monakos me vendin ton Kosoven”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat