Abazi për Thaçin: E ka bërë Kosovën leckë pazaresh, e parajsë të krimit e korrupsionit

Aktuale

Abazi për Thaçin: E ka bërë Kosovën leckë pazaresh, e parajsë të krimit e korrupsionit

Nga: A.M. Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:36
Haki Abazi

Edhe sot, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë ne protestë që pritet të mbahet sot, ku ka thënë se është më rëndësi me u dëgju zëri i secilit qytetare, nga të gjitha trojet dhe diaspora.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se "20 vite në pushtet edhe me pas bë shumë punë të mira kishin më qene diktaturë e lere më që ka degraduar shtetin, ka dëmtuar interesin kombëtare, e ka izoluar Kosovën dhe e ka prishur marrëdhëniet më të gjithë ndërkombëtare”.

Postimi i plotë:

Sot është më rendesi me u ndegju zeri i secilit qytetare, nga të gjitha trojet dhe diapsora.

20 Vite ne pushtet edhe me pas be shume pune të mira kishin më qene diktature e lere me qe ka degraduar shtetin, ka demtuar interesin kombetare, e ka izoluar Kosoven dhe e ka prishur mardhenjet më të gjithe nderkombetare. E ka bere Kosoven lecke pazaresh, e parajse te krimit e korrupcionit.

Sot ne ora 14:00 kemi veq nje punë edhe nje obligim dhe nje pergjegjesi.

Sot mbi 80% të popullates qe jane kunder Thacit, bashke, miqesisht, paqesisht e denjesisht ne sheshin e Prishtines ne ora 14:00 themi:

******Nje popull s’i nenshtrohet nje Njeriu*******

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat