Policia marshon rrugëve të Prishtinës para protestës

Aktuale

Policia marshon rrugëve të Prishtinës para protestës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 12:34
Policia marshon rrugëve të Prishtinës para protestës

Polic të pajisur me mjete për kontrollimin e protestave kanë marshuar nga stacioni “Qendra” në Prishtinë në drejtim të objekteve qeveritare.

Kallxo raportoi më herët se njësi speciale kanë hyrë në Prishtinë para pak minutash.

***

Njësi speciale të policisë janë filmuar tek hyjnë në Prishtinë nga drejtimi i Fushë Kosovës.

Ata pritet të jenë të angazhuar gjatë ditës së sotme në protestën paqësoret të thirrur nga Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj sot një protestë paqësore në Prishtinë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

VV ka akuzuar se presidenti Hashim Thaçi po dëshiron t’ia japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.

“Protesta e sheshi bëhen hapësirat e vetme dhe të domosdoshme për të shprehur bindjet dhe vullnetin tonë në mbrojtje të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Protestuesit do të nisen nga qytete të ndryshe drejt kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët VV ka siguruar transport falas.

Ata do të takohen te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në sheshin ‘Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat