Maloku: Me protestën e sotme, fillon fundi i sundimtarëve

Aktuale

Maloku: Me protestën e sotme, fillon fundi i sundimtarëve

Nga: N.H Më: 29 shtator 2018 Në ora: 12:35
Fadil Maloku

Profesori universitar, Fadil Maloku përmes një postimi në Facebook thotë se me protestën e sotme, fillon fundi i sundimtarëve dhe bajraktarëve, përcjell “Bota sot”.

Maloku thotë se me protestën e sotme i dëshmojmë botës së civilizuar, se si shtet dhe si komb i meritojmë dhe i pranojmë me zemërgjerësi, vlerat dhe parimet e demokracisë, lirisë, dhe barazisë perëndimore. 

Ndër tjerash profesori universitar potencon se aty ku flet populli, gjithnjë dridhet perandoria e së keqes.

Ja postimi i plotë i Malokut:

Aty ku flet populli, gjithnjë dridhet perandoria e së keqes!

1. ME PROTESTEN E SOTME, fillon fundi i sundimtar?ve të pashallëqeve dhe bajraktarëve të krahinarizmave absurde, që në shek.XXI, i gjenë veç n? ikonografinë e historisë, e jo më edhe në përditshmërin? e sotme sociale e politike.
2. Sot, me Juve në Protestën madhështore, DUHET t’i dëshmojmë botës së civilizuar, se si shtet dhe si komb i MERITOJMË dhe i PRANOJM? me zemërgjerësi; vlerat dhe parimet e demokracisë, lirisë, dhe barazis? perëndimore. 
3. Dhe nuk LEJOM? më, që të mbesim peng i NJË NJERIU TË VETËM, Presidentit konfuz dhe të papërgjegjshëm...
4. Sot në sheshin Skendërbe, Ju me prezencën Tuaj fizike masovikisht dhe publikisht do e demonstroni; fuqinë, madhështinë dhe guximin Tuaj paqëdashës. 
5. Ndryshe, mos u ankoni poçese NESËR Kosova do vazhdoj t? mbetet eldorado e krimit, korrupsionit, drogës, pabarazisë, dhe paknaqësisë.
6. Sot’s’duhet t? ket ndasi partiake, as klanore e as ideologjike! Të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi dhe Republike, ende të pambaruar..
7. Aty ku flet populli, gjithnjë dridhet perandoria e së keqes...POSHTË krimi, korrupsioni dhe hajnia, poshtë mashtruesit dhe dallkauk?t... RRËNOFTË qytetaria e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat