Bold: Dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të mbahet peng nga frika e defunksionalizimit të Bosnjës - Bota Sot
Bold: Dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të mbahet peng nga frika e defunksionalizimit të Bosnjës

Aktuale

Bold: Dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të mbahet peng nga frika e defunksionalizimit të Bosnjës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:08
Ilustrim

Ian Bond, Drejtori për Politika të Jashtme në Qendrën Evropiane për Reforma me seli në Londër, ka thënë se konfliktet e ngrira sikur rasti i Kosovës dhe Serbisë, mund të zgjidhen vetëm në dy mënyrë: përmes një zgjidhjeje paqësore ose rikthimit në luftë.

Bond në analizën e tij ka folur edhe për Forumin e Alpbach, në të cilin u prezantua ideja për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy vendeve, duke e konsideruar këtë si një përparim në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“A mundet që BE-ja të sigurojë se çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta përmbyllë me paqe?”, pyet Bond në një analizë të publikuar në Qendrën Evropiane për Reforma.

Ai thotë se arritja e çfarëdo marrëveshjes ndërmjet dy vendeve duhet të ratifikohet me referendume në dy shtetet.

“Por një marrëveshje, e cila duhet të ratifikohet me referendume në të dy vendet, do të hap rrugën për negociatat e pranimit të Serbisë në BE për të ecur përpara më shpejt. Kjo gjithashtu do të lejonte që Kosova, me njohje të plotë ndërkombëtare, të fillonte procesin e saj të aplikimit për integrim në BE”, ka shtuar Bond.

Në këtë analizë të tij, Bond ka folur edhe për qëndrimet e ndryshme të liderëve të Bashkimit Evropian, pas prezantimit të idesë për lëvizje të kufijve.

“Reagimet për idenë e lëvizjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më shumë kanë qenë negative se pozitive”.

Ai thotë se pavarësisht përmbajtjes së marrëveshjes, BE-ja duhet t’i bëjë një promovim pozitiv arritjes së një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duket treguar se si të dy vendet do të përfitojnë duke minimizuar mospajtimet.

“Përveç kësaj ata që shqetësohen se këmbimi i territoreve mund të jetë një precedent për Bosnjën, nuk duhet të jenë edhe aq shumë alarmant. Bosnja është fragjile. Serbët e Bosnjës njëjtë si kroatët gjithmonë janë të interesuar që të dëmtojnë integritetin e shtetit. BE-ja nuk mund t’ia lejnë Vuçiqit që të mbajë paqen në atë pjesë të Bosnjës” ka shtuar tutje.

“Pavarësisht rrezikut, nëse Beogradi dhe Prishtinë mund të arrijnë një marrëveshje, progresi i tyre nuk duhet të mbahet peng nga frika e de funksionalizimit të Bosnjës nga politikanët e paskrupullt atje. BE-ja duhet të fokusohet në minimizimin e rreziqeve dhe ndikimeve negative në pjesët tjera të regjionit” ka shtuar Bold.

Ai shton se BE-ja duhet të sigurohet më pas që Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor po bëjnë gjënë e duhur për të hyrë në BE, duke reduktuar kështu rëndësinë e kufijve ndërmjet tyre.

Ideja e prekjes së kufijve është kundërshtuar nga shtete të cilat e kanë përkrahur Kosovën në rrugëtimin e  shtet ndërtimit. Edhe ish-diplomatë të Bashkimit Evropian e kanë kundërshtuar këtë ide të Thaçit dhe Vuçiqit, e cila sipas tyre mund të nxiste konflikte të reja në rajon, duke përmendur Bosnjen e Maqedoninë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...