Aktivistët e PSD-së deklarohen se do marrin pjesë në protestë

Aktuale

Aktivistët e PSD-së deklarohen se do marrin pjesë në protestë

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:31
PSD

Disa pjesëtarë të Partisë Social Demokrate kanë treguar se do të marrin pjesë në protestën e organizuar të Lëvizjes Vetëvendosje sot.

Dren Kukaj dhe Gëzon Kastrati tashmë e kanë bërë këtë publike, ani pse e kanë bërë të qartë në postimet  e tyre se do të përkrahin protestën kundër idesë se “një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu” ia shton edhe moton “një subjekt nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu”.

“Gjithsesi nuk duhet amnistuar pothuajse askënd nga skena politike për fajet e tyre, e gjithsesi as VV-në. Kjo e fundit përbrenda saj e udhëhequr nga lideri i saj ka dëshmuar që është në gjendje të shkatërroj gjithçka, sikurse Thaçi, vetëm e vetëm për një individ. Pjesëmarrja ime në këtë protestë (të paktën për mua) motos “ një popull nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu” ia shton edhe moton “një subjekt nuk mund t’i nënshtrohet një njeriu”. Kjo edhe do të jetë thirrja ime”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Edhe aktivisti tjetër I PSD-së, Dren Kukaj, ka thënë se do të marrë pjesë në protestë porse ka ironizuar me idenë se ndokush nga VV mund ta largojë prej aty.

“Thaçi e meriton protestën. Mirëpo, shoqëria e jonë e meriton OPOZITEN E BASHKUAR t’i prije popullit. Shpresoj te mos na largojnë neve te PSD-se nga protesta si ‘te infiltruar te pushtetit’”, ka ironizuar Kukaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat