Konjufca komenton vizitën e Thaçit në veri

Aktuale

Konjufca komenton vizitën e Thaçit në veri

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:32
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca foli lidhur me vizitën e sotme të presidentit Hashim Thaçi në veri të Mitrovicës në kohën kur LVV po organizon protestë në kryeqytet.

“Më duket qe presidenti tash nën presionin qytetar po mundohet të bëjë veprime improvizuese sa i përket pjesës shqiptare në atë pjesë të vendit. Ai ka pasur 19 vjet me msu qysh shtrihet sovraniteti dhe sundimi i ligjit”,, tha Konjufca.

Ai në një prononcim për Kallxo, këtë vizitë e quajti improvizim.

“ Nuk i shoh si provokime janë më shumë improvizime, me thane qa tash presidentit i ka ra ndermend me shku atje. Aspekti i dytë është këto veprime i takojnë kryeministrit. Presidenti jonë po sillet si kryeministër, dialogun e ka marrë përsipër. Asgjë s’ka ndryshu protesta do të jetë paqesore ashtu siç është paralajmeruar”, tha ai.

Protesta e 29 shtatorit është thirrur nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qëllimi i protestës sipas organizatorëve është shfaqja e kundërshtimit ndaj idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Për ditë me radhë, LVV ka publikuar video promocionale dhe ka bërë tubime ku ftoi qytetarët dhe aktivistët në protestë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve që sipas tyre nënkupton edhe shkëmbim territoresh.

Autobusë falas për aktivistë dhe qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen protestës janë organizuar nga LVV me nisje nga secila komunë e Kosovës.

“Të shtunën, me 29 shtator, prej orës 14:00, së bashku do të protestojmë paqësisht e qytetarisht në Prishtinë kundër pazareve me Serbinë, për sovranitetin e vendit”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat