Flet ministri Tahiri që ishte së bashku me Thaçin në Ujman

Aktuale

Flet ministri Tahiri që ishte së bashku me Thaçin në Ujman

Nga: N.H Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:51
Thaçi, Tahiri, Maxhuni, Qalaj dhe Beqaj në Liqenin e Ujmanit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në Facebook thotë se ishte nder i veçantë që ishte pjesë e delegacionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën në Bernjak dhe në Ujman.

Me tej, ai thotë se, ëndrra jonë për një Kosovë sovrane dhe kompakte, është bërë realiteti ynë i përhershëm, përcjell "Bota sot".

“Ishte nder i veçantë që të jem pjesë e delegacionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Thaçi, në vizitën e tij në Bernjak dhe në Ujman. Ëndrra jonë për një Kosovë sovrane dhe kompakte, është bërë realiteti ynë i përhershëm”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat