Kush e shoqëroi Thaçin në Ujman?

Aktuale

Kush e shoqëroi Thaçin në Ujman?

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:49
Hashim Thaçi

Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri një vizitë befasuese në liqenin e Ujmanit.

Bëhet e ditur se në këtë vizitë, Thaçi ka qenë i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj; drejtori i Agjensionit Kosovar të Inteligjencës, Shpend Maxhuni dhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

Njësitet speciale të Policisë kanë shkuar sot në veri, por institucionet e Kosovës ende nuk e kanë bërë të qartë qëllimin e shkuarjes së këtyre njësiteve atje.

Por lëvizja e këtyre forcave policore ka shkatuar reagime të ashpra nga Beogradi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ushtrinë serbe që të jetë në “gjendje të plotë gatishmërie” pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës, i kanë thënë agjencisë së lajmeve Tanjug zyrtarë të Presidencës së Serbisë.

Më herët, Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha sot se e ka urdhëruar drejtorin e policisë serbe që të gjitha njësitet speciale të policisë të jenë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë, pas raportimeve të mediave serbe se forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë në veri.

Më herët, RTS, bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, raportoi se forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok

“Pas sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës dhe arrestimit të serbëve të cilët nuk kanë kryer asnjë vepër penale, kam urdhëruar drejtorin e policisë që të gjitha njësitet speciale të policisë të jenë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme.

Burime të Kallxo se kanë parë 6 automjete të Policisë Speciale të Kosovës të stacionuara afër fshatit Koshtovë që gjendet afër komunës veriore të Zubin Potokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat