Bugojevci: Serbia ma mori familjen por jo kujtesën, ne nuk i kemi borxh asaj

Aktuale

Bugojevci: Serbia ma mori familjen por jo kujtesën, ne nuk i kemi borxh asaj

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:33
Saranda Bogujevci

(E plotësuar) - Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe e mbijetuara e masakrës në familjen Bogujevci, Saranda Bogujevci ka mbajtur fjalimin e parë në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

Bogujevci tha se Serbia ja mori fam8iljen por jo edhe kujtesën. Dhe kjo kujtesë sipas saj tregon se Serbia ka marrë shumë prej Kosovës ndërsa presidenti Hashim Thaçi po sillet sikur Kosova i ka borxh Serbisë.

“Ma morën familjen por nuk arritën të ma marrin kujte4sën, e kaluara nuk do të harrohet nga asnjëri nga ne e duhet cdo ditë të dokumentohet…kjo histori nuk është vetëm e jona por e secilit në këtë vend. Dua që qytetarët e këtij vendi të t5rjatohen me dinjitet për të drejtën e tyre si qenie njerëzore.

Është derdh gjak me dekada për të mbr9ojtur territorin e Kosovës dhe sot e asnjë ditë mas të sotmes nuk duhet të lejojmë që një njeri të vendos për të ardhmen e një vendi”, ka thënë ajo.

Sipas saj Thaçi i ka dhënë të drejtë vetës që të flas në emër të një vendi, duke bërë pazare pa pyetur qytetarët.

”I jep të drejtë vetës që në emër tonë të promovojë shembim territoresh në mes të Kosovë dhe Serbisë

Serbia ka mjaft shumë prej neve në njerëz dhe për mua është shumë e dhimbshëm  kur presidenti Thaçi sillet sikur ne I kemi borxh Serbisë Po duhet të ecim përpara por jot ë bëjmë këtë me kompromise me vendin dhe popullin tonë, mjaft më kemi duruar ky njeri duhet të shkojë sepse ka dëshmuar që nuk e do vendin e vet dhe nuk është duke punuar për popullin e vet por ka dëshmuar që e do vetëm vetën e vet dhe pushtetit. Që nga sot pres nga secili qytetar i këtij vendi që të tregojë guximin dhe trimërinë që e ka pasur që nga fëmijëria dhe dua nga secili prej jush të kthejë ndenjen e guximit sepse me atë guxim e  kemi arrit lirinë dhe sot prej këtij momenti në këtë shesh”, ka thënë Bogujevci.

Bogujevci: Derdhëm gjak për territorin, s’do lejojmë që një njeri të vendosë për Kosovën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, para protestuesve ka thënë se protesta e sotme është tejet e rëndësishme pasi bëhet fjalë për fatin e Kosovës.

“Si popull kemi dhënë shumë për lirinë që e kemi sot, sepse kemi besuar që do të kemi një jetë më të mirë”, ka thënë ajo, duke kujtuar momentet kur ishte e vogël e si u ballafaquan me serbët.

Mes lotësh, “më morën familjen”, tha ajo.

“Duam që qytetarët të trajtohen me dinjitet sepse s’po trajtohen. Është derdhur gjak me dekada për t’’u mbrojtur ky territor, s’do të lejojmë që një njeri të vendos për të ardhmen e këtij vendi”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat