Bogujveci: Qytetarët duhet ta gjejnë guximin që ta mbrojmë lirinë e Kosovës

Aktuale

Bogujveci: Qytetarët duhet ta gjejnë guximin që ta mbrojmë lirinë e Kosovës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:54
Saranda Bogujveci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujveci, u është drejtuar protestuesve të mbledhur në sheshin ‘Skënderbe’ të Prishtinës.

Teksa ka folur kundër idesë së Thaçit dhe Vuçiqit  për ndryshim të kufijve të Kosovës, ajo ka thënë se qëllimi kryesor i Serbisë është që të tentojë të marrë pasuritë natyrore të Republikës së Kosovës.

Ajo ka thënë se qytetarët duhet të gjejnë guximin dhe të mbrojnë lirinë e Kosovës e cila është arritur me shumë mund dhe sakrificë.

“Që nga sot pres nga qytetarët që të tregojnë guximin. Dua nga secili prej jush të kthejmë ndjenjën e guximit përmes të cilit e kemi arritur lirinë, dhe këtë liri duhet ta mbrojmë”, ka thënë Bogujevci.

Kjo protestë është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërkohë po përkrahet edhe nga dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat