Alarmi i Kurtit: Republika në rrezik, kjo Qeveri nuk duhet të jetë në pushtet

Aktuale

Alarmi i Kurtit: Republika në rrezik, kjo Qeveri nuk duhet të jetë në pushtet

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 16:05
Albin Kurti

(E plotësuar) - Lideri i VV-së, Albin Kurti, theksoi se kjo protestë paqësore dhe madhështore është për Thaçin dhe Vuçiqin, andaj presidenti Thaçi duhet ti mbetet vetëm i së kaluarës.

“Thaçi as një cent sa ishte kryeministër nuk i dha luginës. Ne nuk pranojnë kthim të kohës së Rankovicit. Nuk pranojmë të japim Ujmanin dhe Trepçës dhe maja e Pancicit. Nuk mund të bëjmë marrëveshje i cili ka shpërfillur arritjet e këtij vendit. Thaçit nuk i beson askush. Aventura e Thaçit duhet të ngelet ashtu siç është... Ky president po e mban një kryeministër vetëm në një këmbë, sikur vet që është me një këmbë”, tha ai.

Ai shtoi se Populli i Kosovës nuk e meriton një president si Thaçin.

***

Albin Kurti e ka krahasuar pushtetin aktual me atë të Serbisë. Ka thënë se uzuptartori është zëvendësuar me një uzurpator të ri që ka kapur Shtetin. Ka thënë se ndodhen në shesh sepse ata nuk duhet të jenë në pushtet. Kurti ka thënë se Thaçin po e mbanë në pushtet një Qeveri e pakicës. Në fund të protestës, Kurti ka paralajmëruar edhe protesta të tjera kundër Thaçit.

“Kosova është shtet i kapur. Çlirimi i okupatorit të huaj, na u zëvendësua nga okupatori i jonë i cili po bashkëpunon ngushtë me atë okupatorin e huaj. Republika është në rrezik. Ne qytetrët jemi në shesh për Republikën. Në jemi këtu në shesh sepse ata nuk duhet të jenë atje në pushtet”, ka thënë Kurti në protestë.

Kurti ka folur edhe për deklarimet e Thaçit se Kosova duhet të bëjë kompromise të dhimbshme në raport me Serbinë.

“Na u shfaqë presidenti me kërkesë për kompromis të dhunshëm, sikur skamja e të tjerat të mos mjaftonin. Jo për kompromis të dhimbshëm për Serbinë, por për Kosovën. E nëse korrigjimi ndodh me dhimbje, atëherë ky nuk është vetëm korrigjim por edhe dhimbje” , është shprehur lideri i VV’së.

***

Lideri i VV Albin Kurti është duke iu drejtuar masës në p5rosteqën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

Ai ka thënë se kanë dalë në shesh sepse qeveria aktuale nuk duhet të jetë në pushtet.

Kurti para masës në protestë duke i nderuar depuetët e LDK-së Vjosa Osmanin, Haxhi Avdyli dhe Korab Sejdiu ka thënë se është i zemëruar pavarësia e Kosovës është dashur të jetë e shtetit e jo e pushtetarët.

“Qeveria po na rritet e Kosova po zvogëlohet andaj ne jemi këtu dhe bashkë. Kosova është shtet i kapur prej uzurpatorit tonë që po bashkëpunon ngushtë me atë të huajin. Nuk ka perspektivë të gjithë po populli po përpiqen të ikin. republika është në rrezik, në jemi në shesh, sepse ata nuk duhet të jenë në pushtet. Me hajna nuk ka shtet”, tha Kurti. Kurti ka shtuar presidenti është shfaqur për kompromis të dhimbshëm për Kosovën. “Kjo nuk është protestë e inatit, por e dashurisë njerëzorë për vendin tonë. Aq shumë e duam republikën, aq shumë e duam Luginën që për asnjë kusht dhe rrethanë nuk i nënshtrohem një njeriu”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat