Mediat serbe për vizitën e Thaçit në veri: Sulm i shqiptarëve

Aktuale

Mediat serbe për vizitën e Thaçit në veri: Sulm i shqiptarëve

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 16:26
Hashim Thaçi

Vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandantit të Policisë së Kosovës, në veri, mediat serbe e kanë quajtur sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës.

Ato madje kanë shkruar se forcat e sigurisë dhe të ushtrisë së Serbisë, si dhe të gjitha njësitë speciale të MPB-së, janë në gjendje të lartë gatishmërie me rastin e ‘sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës dhe arrestimit të serbëve të cilët nuk kanë kryer asnjë vepër penale’

Përndryshe, Presidenti i Serbisë, njëherësh komandanti suprem i ushtrisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ngritjen e gjendjes së gatishmërisë luftarake të ushtrisë në shkallën më të lartë.

Lajmi është  bërë i ditur nga kabineti presidentit Vuçiq, ndërsa urdhëri I është dërduar menjëherë shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë.

Në mediat serbe, po ashtu Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë shpërndarë sot paradite në afërsi të liqenit artificial Gazivodë. Sipas tyre, ata janë të armatosur me tyta të gjata ndërsa një pjesë e tyre kanë fantomka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat