Lekaj thotë që ruajtja e kufijve bëhet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit

Aktuale

Lekaj thotë që ruajtja e kufijve bëhet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 18:02
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se ruajtja e kufijve arrihet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit për të ardhmen e vendit, e jo duke organizuar protesta.

Reagimi i Lekajt, ka ardhur pas protestës të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, e rëndësishme është të ruajmë kufijtë dhe pasuritë e Kosovës. Kjo arrihet duke qenë unik në tavolinat e diskutimit për të ardhmen e vendit, jo duke organizuar protesta kundër njëri tjetrit”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat