Protesta në Prishtinë, Thaçi në Ujman i qetë në barkë pa frikë nga Serbia

Aktuale

Protesta në Prishtinë, Thaçi në Ujman i qetë në barkë pa frikë nga Serbia

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2018 Në ora: 18:01
Thaçi në Ujman

Prof. Dr. Binak Maxharraj e ka komentuar protestën e sotshme në Prishtinë dhe viziten e presidentit Thaçi në liqenin e Ujmanit.

Ai thotë se në kohën kur në Prishtinë ishin protestat kundër Thaçit, ai me pëlqimin e shokut të tij Aleksandër Vuçiq shkoi në liqenin e Ujmanit dhe shëtiste i qetë me barkë pa u frikësuar nga Serbia.

Ai pyet se ku ishte Thaçi, kur presidenit serb Aleksandër Vuçiq e vizitoi Ujmanin dhe nuk i dërgoj “rosat dhe patat” e tij që të rrethoj liqenin e Ujmanit.

Lexojeni shkrimin e plotë:

FARSA DHE TURPI I PRESIDEN-TIT THAÇI.

/Sot midis Prishtinës Presidenti Thaçi u vorros për së gjalli/

Derisa sot me qindra mijëra qytetar denjitetshem po protestojnë kundër politikës shkatrruese të Presidentit Hshim Thaçi.Fuqishëm po protestojnë kundër politikave të tij panësallve për ndarjen, coptimin e atdheut, për korigjimin e kufirit më Serbin.

Derisa protestuesit, populli po proteston fuqishm Presidenti Hashim Thaçi sot i mblodhi të gjitha Rosat dhe Patat e tij , (më pëlqimin e shokut të tij të ngushtë Aleksander Vuçiq), i qojë këto Rosa dhe Pata që të rrethojnë liqenin e Ujmanit në Veri të Kosovës,bash sot kur po moshën protestat kundër politikës së tij shkatërrimtare për Kosovën,dhe me një barkë shetiste I qetë pa u frikesua nga Serbia.

Ishalla sot atje nuk vrtitë ndonjë polic i yni sepse do i nxirrte punë Presidentit ta shpallte hero.

Po ku ishte ky njeri mejren qe nuk I qojë Rosat dhe Patat e tij te Liqeni I Ujmarit kur Vuçiq e vizitoi ate,dhe nga aty e madheroi udhëheqesin e vet te dikurshem Sllobodan Millosheviq,per te cilin tha se nuk ka arijtë te realizoi ate se çka e keishte planifiku.

Këtë gjest mjerane ai e mori më qëllim qellim qe të minimizon efektin madhështor të protestës së sotme që po mbret në Prishtinë, për ta terhequr dhe drejtuar vemendjen nga protesta qe po mbaheni në Prishtinë.Sot ne këte protestë u vorros për se gjalli sepse ai më  nuk ka  dinjitet si President e as si njëri.Eshte I vdekur për së gjalli ate e vorrosi sot populli I vete te cilin e rrejte dhe mashtroi qe sa vite.

Shkuarje e tij ne veri është vetëm një shtos i tij i radhës, si çdo here  kur e sheh vetëm në rrezik.

Por populli tanimë është mësuar më shtosat e tij dhë ë vazhdojë më protesta kundër këtij njeriu qe po i sjellë shumë damë atedheut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat