Haradinaj: Kosova të bëhet vend ku çdo shqiptar do të ndihet krenar - Bota Sot
Haradinaj: Kosova të bëhet vend ku çdo shqiptar do të ndihet krenar

Aktuale

Haradinaj: Kosova të bëhet vend ku çdo shqiptar do të ndihet krenar

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 18:58
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar bashkatdhetarët në Nju Jork

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar bashkatdhetarët në Nju Jork, të cilëve u është zotuar se do të angazhohet që Kosova të bëhet vend, nga i cili shqiptaro-amerikanët dhe çdo shqiptarë tjetër do të ndihet krenarë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Takim i sinqertë dhe plot emocione me shqiptaro-amerikanët në Neë York.

Bashkë, diskutuam për gjithë rrugëtimin tonë si popull dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve, shoqatave dhe Batalionit Atlantiku për çlirimin e Kosovës.

Si popull, kemi dhënë shumë për të qenë këtu ku jemi. Një nga sakrificat është edhe vet diaspora jonë.

Si Kryeministër u zotova që do të angazhohemi që Kosova të bëhet vend, nga i cili shqiptaro - amerikanët dhe çdo shqiptarë tjetër do të ndihet krenarë.

U zotova se gjithmonë do t’i nderojmë ata që e mundësuan këtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...