Ministri Bytyqi pritet nga presidenti i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar

Aktuale

Ministri Bytyqi pritet nga presidenti i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 19:06
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot në Uashington me Lorne W. Craner

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot në Uashington me Lorne W. Craner, president i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar.

Bytyqi njofton se në takim kanë biseduar për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, si në rrafshin politik, e po ashtu edhe për dikastere të veçanta, veçanërisht në fushën e arsimit.

Postimi i ministrit Bytyqi në Facebook:

Në kuadër të vizitave në Washington DC, sot jam pritur në takim nga z. Lorne W. Craner, president i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, ku biseduam për shumë çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, si në rrafshin politik, e po ashtu edhe për dikastere të veçanta, veçanërisht në fushën e arsimit.

Presidenti Craner ka një provojë të gjatë si ekspert i politikës së jashtme i cili ka shërbyer në diplomacinë dhe në politikbërjen gjatë tri mandateve presindeciale administrative. Ai e ka filluar karrierën politike në Capitol Hill, si këshilltar i politikës së jashtme të kongresmenit Jim Kolbe dhe të senatorit John McCain, e po ashtu ka shërbyer si zëvendësndihmës sekretar i shtetit si dhe shumë pozita tjera kyçe në administratën e shtetit. Craner ka qenë edhe president i Institutit Internacional Republikan për Demokraci në vitet 2004- 2014.

Presidenti Craner shprehu gatshmërinë e tij që të ndihmojë dhe përkrahë Kosovën në të gjitha reformat e filluara dhe reformat e reja ne sistemin arsimor, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje dhe falënderim.

Me z. Craner u dakorduam që të vazhdojmë komunikimin në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsim në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat