Krasniqi vizitën e Thaçit e quan rekracion i fundjavës, ky është komenti i tij për protestën

Aktuale

Krasniqi vizitën e Thaçit e quan rekracion i fundjavës, ky është komenti i tij për protestën

Nga: Bota sot Më: 29 shtator 2018 Në ora: 19:51
Jakup Krasniqi

Vizitën e Thaçit në liqenin e Ujmanit dhe protestën e sotëm, i ka komentuar edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se kafeja e Shtërpcës dhe shëtitja në Ujman, janë rekracion i fundjavës, prandaj ka kërkuar të mos merren seriozisht se çka shkruajnë për kafet e rastit.

Ish- bashkëpunëtori i Thaçit në PDK, ka kërkuar që të merret seriozisht protesta si instrument më serioz paqësor i demokracisë për ndryshim, gjersa ka shtuar se më serioze do të ishte ajo nëse një pjesë e opozitë do të ishte serioze.

Krasniqi ka thënë se dikush duhet të nxjerrë mësimin e duhur nga protesta e 29 shtatorit.

“Instrumenti demokratik për ndryshim u dëmtua nga bojkoti opozitar! Kafeja e Shtërpcës dhe shtija në Ujëman- janë rekreacion i fund javës, mos i merrni seriozisht se çka shkruajnë për kafet e rastit! Më seriozisht merreni protestën si instrumentin më serioz paqësor të demokracisë për ndryshim! Ka pasur mundësi që protesta të ishte më e organizuar e më serioze, por një pjesë e opozitës nuk është serioze. Por, kjo opozitë, veç organizatorit nuk e ka në rend të parë ndryshimin, por pushtetin pa ndryshim. Sido që të jetë, bojkoti opozitar e dëmtoi instrumentin demokratik për ndryshim! Dikush duhet ta nxjerr mësimin e duhur nga protesta e 29 shtatorit 2018!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat