Behgjet Pacolli shkarkon kryetarin e AKR-së në Vushtrri, pas mbështetjes së protestës të VV-së

Aktuale

Behgjet Pacolli shkarkon kryetarin e AKR-së në Vushtrri, pas mbështetjes së protestës të VV-së

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 19:51
Nasuf Aliu

Alenaca Kosova e Re ka vendosur t’i hakmerret kryetarit të këtij subjekti politik dega në Vushtrri, Nasuf Aliu me përjashtim nga partia pas mbështetjes së protestës së sotme të organizuar nga Vetëvendosje, kundër idesë së Presidentit të Shtetit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin për shkarkim nga pozita e kryetarit të degës së AKR-së, e kanë konfirmuar për media burime brenda kësaj partie.

I kontaktuar nga media kryetari i kësaj dege Nasuf Aliu, mohon të jetë njoftuar për këtë vendim ndëshkues ndaj tij, megjithatë ai ndjehet u shreh i gatshëm të heq dorë nga funksioni i kryetarit të AKR-së në Vushtrri.

“Jo, nuk jam në dijeni për këtë vendim, por nëse duan të më sharkojnë atëherë le të më sharkojnë, unë protestën e kam mbështetur si qytetar”, tha Aliu.

Ndryshe, pjesëmarrjen në protestë Aliu e ka konfirmuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat