Pacolli ka zhvilluar 50 takime në Nju Jork

Aktuale

Pacolli ka zhvilluar 50 takime në Nju Jork

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 21:25
Behgjet Pacolli

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka përfunduar vizitën në Nju Jork, duke realizuar mbi 50 takime të programuara bilaterale, të nivelit të homologëve dhe kryetar shtetesh.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Me vizitën në misionin e Lichtensteinit në New York, takimin me ministrin e jashtëm të Tunizisë dhe takimin me ministrin e jashtëm te Armenisë, mbrëmë vonë, përfundova punën time ne UNGA 2018, duke realizuar mbi 50 takime të programuara bilaterale (të nivelit të homologëve dhe Kryetar shtetesh), dhjetëra takime të rastit ( po ashtu të nivelit të lartë shtetërorë), 2 konferenca multilaterale ( A 5 dhe RCC ), tri takime multilaterale të organizatave te Frankofonisë, Liges Arabe dhe Unionit Afrikan), takimin me nënkryetaren e OKB, Rosemarie Di Carlo dhe përfaqësues të ndryshem të organizatave ndërkombëtare të lidhura me Kosovën.  Në kuader të qëndrimit tim kam realizuar po ashtu 6 vizita të përbashkëta me Presidentin Thaçi (dy nga to) dhe me kryeministrin Haradinaj ;( Wes Mitchell, Presidentin e Turqisë Erdogan, Presidentin e Konfederatës helvetike, Emirin e Katarit dhe Sekretarit general te OCI ).  Ka pas edhe një numër të konsiderushem të takimeve të kurtuzisë dhe vendosje të kontakteve fillestare të drejtpërdrejta. UNGA është një mundësi e papërsëritur, një herë në vit, dhe fal punës intensive, nga 15/16 ore në ditë, mund të them se ia kemi dal të rikonfirmohemi tek shtetet që na kanë njohur dhe të promovohemi te shumë shtete që ende nuk na kane njohur.

Kujdes të posaqëm i është kushtuar lobimit për votën për anëtarësim në Interpol që do të mbahet nëntorin e ketij viti në Dubai në të cilën nevojiten 2/3 e votave të shteteve anëtare. Është bërë një punë e madhe dhe falenderoj shumë stafin profesional dhe të palodhshëm të Konsulatës së përgjithshme të Kosovës ne New York, Ambasadën e Kosovës ne Washington dhe stafin e MPJ që më mbështetën dhe ndihmuan. Ka qenë e qartë se kjo mundesi është dashur të shfrytëzohet maksimalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat