Anëtarja e Vetëvendosjes thotë se në protestë ishin 300 mijë persona

Aktuale

Anëtarja e Vetëvendosjes thotë se në protestë ishin 300 mijë persona

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 06:33
Foto nga protesta

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, ka thënë se në protestën e ditës së sotme ishte numri i njëjtë i njerëzve sa ishin në koncertin e Rita Orës, që ishte mbajtur në të njëjtin vend, më 17 shkurt të këtij viti.

Sipas Gashit, për koncertin e këngëtares kosovare me famë botërore, është thënë se kanë qenë 300 mijë pjesmarrës, duke shtuar se cdo numrin tjetër për protestën e sotme, është joreal dhe tendencioz.

“Rita Orës në koncertin e këtij shkurti, kaq njerëz sa sot në protestën në Shesh, ia numëruan për 300.000 pjesëmarrës. Isha në të dyja tubimet.  Çdo numërim tjetër për sot, ndryshe nga ky, është joreal dhe tendencioz”, ka shkruar Gashi.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, ka thënë se në protestën e ditës së sotme ishte numri i njëjtë i njerëzve sa ishin në koncertin e Rita Orës, që ishte mbajtur në të njëjtin vend, më 17 shkurt të këtij viti.

Ende nuk ka ndonjë shifër zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës, për numrin e protestuesve. Po ashtu as Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka dhënë shifër zyrtare për pjesmarrësit që ishin sot në protestën e organizuar kundër ideve të presidentit Thaci për korrigjim kufijsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat