Sveçla thotë se këta janë skenarët e vizitës së Thaçit në Ujman

Aktuale

Sveçla thotë se këta janë skenarët e vizitës së Thaçit në Ujman

Nga: D.RR Më: 30 shtator 2018 Në ora: 11:54
Thaçi në Liqenin e Ujmanit

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka komentuar vizitën e djeshme të presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit, pikërisht në ditën e protestës së organizuar nga VV për rrëzimin e tij.

Sveçla thotë se janë dy skenarë për ekskursionin e tij atje. Sipas tij, njëri ka të bëjë me “marrëveshjen me Vuçiqin për t’i marrë leje” dhe e dyta “të rrezikoj jetën e policëve të Kosovës vetëm për t’iu siguruar vetes këtë cirk”.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi edhe dje tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovën si dhe policinë e saj.
S'do mend se qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën masive të qytetarëve kundër tij. 
Këtë ekskursion atje ka mund ta realizojë përmes dy skenarëve:
- të bëjë marrëveshje me Vuçiqin duke i marrë leje atij;
- të rrezikojë jetën e policëve të Kosovës vetëm për t'i siguruar vetes këtë cirk.

Se Hashimi nuk e ka për gjë që të sakrifikojë të tjerët për interesa të tij, e kemi pa edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi.
E sa për shëtitjen në të njëjtën kohë me atë të mbajtjes së protestës, kjo batute është e hargjuar, e kemi parë edhe me 10 shkurt 2007 kur shëtitej me helikopter.
Gjarprit i ka ardhë fundi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat