Haradinaj: E kemi bekimin e ShBA-ve për ushtrinë, nuk është sugjerim amerikan lëvizja e kufijve

Aktuale

Haradinaj: E kemi bekimin e ShBA-ve për ushtrinë, nuk është sugjerim amerikan lëvizja e kufijve

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:07
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kosova e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Ndërsa qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen lidhur me marrëveshjen e mundshme me Serbinë, pasi nuk do të ketë lëvizje të kufirit apo territorit.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, pas vizitës zyrtare në ShBA, ku dha detaje nga takimet që pati në ShBA, me këtë ç’rast veçoi takimin në Ëest Point dhe takimin me gjeneralin Mattis, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në përgjithësi, ushtrinë e Kosovës dhe dialogun.

Haradinaj për dialogun me Serbinë, tha se gjatë takimeve, nuk ka pasur sugjerime nga ShBA-të lidhur me korrigjimin e kufijve apo jo.

Haradinaj: Marrëveshja me Serbinë pa korrigjim të kufijve

“Temat kryesore i kemi pasur dy. Interpolin dhe biletaralet me Amerikë... Edhe për dialog e kam informuar se zgjidhja në mes të Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme... Ka pasur interesim për pikëpamjet e Prishtinës në ketë drejtim. Kemi dhënë sqarimet e duhura në çdo takim të mundshëm si me sekretarin e NATO-s, si me përfaqësuesit e shteteve, kongresmen, senatorë, kanë shprehur pikëpamjet se një marrëveshje obligative ligjore për njohje me Serbinë është interes i yni dhe ne mbesim në dialog dhe e synojmë një marrëveshje të tillë, por jo përmes lëvizjes së kufijve apo territorit. Kosova është në kufijtë e 17 shkurtit 2008”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nga të gjitha takimet që ka pasur atje me përfaqësues amerikanë, ka marrë mbështetje për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Haradinaj: Kosova e ka bekimin e Amerikës për formimin e ushtrisë

“Atë që dua ta veçoj në tërësi është, po them ashtu një respekt shumë i madh nga ana e institucioneve të Amerikës, në këtë rast atyre të sigurisë, veçanërisht nga gjenerali Matis, pra sekretari i Mbrojtjes, dhe përkrahjen e tij për ushtrinë e Kosovës. Pra, mund t’iu themi se Kosova e ka bekimin e Amerikës dhe Parlamentit të Mbrojtjes për Ushtrinë e Kosovës. Ky ndoshta është lajmi më i mirë që e sjellim prej Amerike kësaj here”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nga KosovaPress, kreu i ekzekutivit komentoi edhe reagimin kërcënues të liderit të listës serbe, Goran Rakiç, pas vizitës së Presidentit Thaçi në veri, duke thënë se kreu i shtetit duhet të shkojë në secilin cep të territorit të Kosovës.

Ai tregoi se personalisht ka qenë disa herë ne Ujman, por pa përcjelljen e mediave.

Haradinaj: Ujmani është edhe i shqiptarëve, edhe i serbëve

“Ujmani është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, i shqiptarëve, serbëve, të gjitha komuniteteve. Edhe presidenti është i gjithë qytetarëve të Kosovës, pra ka shkuar në veri, duhet të shkojë prapë, në çdo cep të Kosovës. Pra është Kosovë edhe veriu edhe jugu... Vizita është normal që ka ndodhur dhe duhet të ndodhin vizita të tilla, është e arsyeshme që ka ndodhur, nuk shoh diçka që është në kundërshtim me ligjet, kushtetutën. Çdo gjë është në përputhje me obligimet kushtetuese të presidentit”, është shprehur ai.

Kryeministri ka përshëndetur edhe njëherë protestën e djeshme përmes së cilës mijëra qytetarë kanë kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, me ç’rast pati edhe një sugjerim.

Haradinaj: Më shumë flamuj në protestë do ta mbështetnin porosinë për ruajtjen e territorit

“Po ashtu, më lejoni edhe një herë me e shprehë falënderimin për protestën dhe protestuesit që vërtetë ishte një protestë paqësore, ma shumë flamuj të Kosovës do ta kishin ndihmu porosinë për ruajtje të bashkësisë territoriale, të kufijve të vendit, megjithatë ishte një protestë paqësore dhe e dinjitetshme dhe i falënderoj të gjithë”, theksoi ai.

Krejt në fund, kreu i ekzekutivit u shpreh optimist për liberalizimin e vizave deri në fund të këtij viti, tek përsëriti qëndrimin e tij se Kosova është në rrugë të mirë drejt realizimit të këtij synimi.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media, pas vizitës zyrtare në ShBA, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen lidhur me marrëveshjen e mundshme me Serbinë, pasi nuk do të ketë lëvizje të kufirit apo territorit.

Haradinaj në konferencën e mbajtur në Aeroportin e Kosovës, tha se Kosova e ka bekimin e Amerikës, departamentit të mbrojtjes për ushtrinë e Kosovës dhe ky është lajmi më i mirë që e sjellin kësaj radhe nga Amerika.

Ai tha se në të gjitha takimet në Amerikë kanë shprehur pikëpamjet e Prishtinës për marrëveshjen eventuale me Serbinë.

“Të gjithë kanë shprehur pikëpamjen se një marrëveshje e obligueshme për njohje me Serbinë është i nevojshme dhe Kosova mbetet në dialog por jo përmes lëvizjes së kufijve apo territorit. Ju siguroj që nuk keni arsyeje të shqetësoheni pasi ata nuk kanë sugjeruar si të vijmë deri të marrëveshja me Serbinë, pra ata nuk kanë sugjeruar lëvizjen e kufijve apo shkëmbimin e territoreve“, ka thënë ai.

Haradinaj i pyetur nga media, ai komentoi edhe reagimin e liderit të listës serbe, Goran Rakiç, pas vizitës së Presidentit Thaçi në veri, duke thënë se duhet të shkojë prapë, në çdo cep të Kosovës.

"Ujmani është i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, i shqiptarëve, serbëve, të gjitha komunitteve. Edhe presidenti është i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pra ka shkuar në veri, duhet të shkojë prapë, në çdo cep të Kosovës. Pra ëshë Kosovë edhe veriu edhe jugu", tha Haradinaj.

Përndryshe, kryetari i Listës Serbe dhe njëherit kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiç, ka thënë se nëse KFOR-i nuk arrin që të mbrojë serbët atëherë shteti serb duhet t’i mbrojë ata dhe pronat e tyre.

“Nëse KFOR-i nuk dëshiron, atëherë unë si kryetar i Listës Serbe, ftojë shtetin e Serbisë që të mbrojë serbët dhe pronat e tyre. Duhet t’ua bëjmë me dije të gjithëve se një gjë të tillë nuk do ta lejojmë që të përsëritet. Ne së bashku me popullin do ta mbrojmë lirinë dhe pronën tonë, sepse Gazivoda është e Serbisë”, ka thënë Rakiç.

Haradinaj për aksionin e Thaçit në Veri: Unë atje shkoj pa media

Në konferencën që sapo e mbajti në Prishtinë, kryeministri Ramush Haradinaj u pyet nga gazetarët edhe për vizitën e Hashim Thaçit në Veri të Kosovës, konkretisht në Liqenin e Ujmanit.

Vizitën e Thaçit, Haradinaj e sheh si normale dhe në përputhje me Kushtetuten e Kosovës. Por, theksoi se në Veri ka qenë vetë shumë shpesh dhe pa prezencën e mediave.

“Është normal që ka ndodhë vizita, duhet me ndodh. Vizita të tilla në Veri dhe pjesë tjera, nuk shoh kurgjo në kundërshtim me ligjin as me kushtetutën është e parapame që një president me vizitu vendin e vet. Çdo gjë është në përputhje me obligimet kushtetuese të vendit”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Hashim Thaçi, vizitoi një pjesë të veriut por ishte kujdesur që gjithçka nga kjo vizitë të filmohet. Madje momenti kur Thaçi iu drejtua qytetarëve nga Ujmani zhvendosi në plan të dytë protestën kundër tij që zhvillohej në Prishtinë.

Haradinaj ka përshëndetur protestën e djeshme që u zhvillua kundër Hashim Thaçit. Ka falënderuar protestuesit për protetën paqësore por tha se nëse do të kishte më shumë flamuj të Kosovës do të kishte qenë më mirë.

Haradinaj: E kemi bekimin e SHBA-së për ushtrinë, kufijtë nuk diskutohen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vizitës disa ditore në Amërikë tashmë ka mbërritur në Kosovë. Nga aeroporti “Adem Jashari” i është drejtuar mediave, ai ka folur për takimet që ka zhvilluar atje duke theksuar se Kosova e ka bekimin e SHBA-ve për ushtrinë. Në të njejtën kohë ia kujtoi Hashim Thaçit se kufijtë nuk diskutohen.

“Në SHBA nuk kanë sugjeruar në cilën mënyrë mund të arrihet marrëveshja me Serbinë, pra nuk është sugjerim amerikan lëvizja e kufijve”, tha Haradinaj.

Ndërsa përmendi ushtrinë si temë në ineteres të vendit.

Kujtojme se Haradinaj është pritur në Pentagon nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, James Mattis me të cilin ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Haradinaj ka thënë se SHBA-të përkrahin Kosovën në nismën e bërjes së FSK-së Ushtri.

***

Kryeministri i Kosovës, pas një vizite disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mban një konferencë për media.

Ai pritet të flas për takimet në Neë York, Pentagon dhe Washington, ku ka zhvilluar takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimin e të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën.

Haradinaj ka zhvilluar takime bilaterale me senatorë, kongresist dhe personalitete me influencë në Washington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat