Geci tregon se çka i ka thënë Milaim Zeka Hashim Thaçit dhe shtabit të UÇK-së për komunikatën numër 59

Aktuale

Geci tregon se çka i ka thënë Milaim Zeka Hashim Thaçit dhe shtabit të UÇK-së për komunikatën numër 59

Nga: N.H Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:00
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçi

Vëllai i Gani Gecit, Esati, përmes një postimi në Facebook ka ndarë disa sekuenca ku deputeti Milaim Zeka një ditë para arrestimit kishte thënë se në fytyrë i ishte drejtuar Hashim Thaçit, se ky i fundit i ka borxh Gani Gecit dha familjes së tij për komunikatën numër 59.

“Miq të nderuar dëgjone me vëmendje fjalën e Milaim Zekës një natë para se me arrestu ku në mënyrë publike e thotë se i ka thënë në fytyrë Hashim Thaçit se i keni borxh Gani Gecit dhe familjes Geci për komunikatën numër 59, jo veç Hashimit, por të gjithë shtabi i UÇK-së ju kam than në sy se i keni borxh kombëtar e njerëzor”, ka shkruar Esat Geci në Facebook.

Sipas Gecit, edhe sot e asaj dite, kjo komunikatë është ende në fuqi dhe ky shtab asnjëherë nuk ka kërkuar falje lidhur me ketë komunikatë.

Ja postimi i tij i plotë:

Miq të nderuar dëgjojeni me vëmendje fjalën e Milaim Zekës një natë para se me arrestu ku në mënyrë publike e thotë se i ka thënë në fytyrë Hashim Thaçit se i keni borxh Gani Gecit dhe familjes Geci për komunikatën numër 59 jo veç Hashimit por të gjithë shtabi i UÇK-së ju kam than në sy se i keni borxh kombëtar e njerëzor me leshu një komunikat dhe mej kerku falje Gani Gecit për komunikatën numër 59 e cila për ne si familje edhe sot e asaj dite kjo komunikatë është ende në fuqi dhe ky shtab asnjëherë nuk ka kërkuar falje as Ganiut as neve si familje andaj dëgjoni me vëmendje se çka thotë Milaim Zeka ne T7. Miq të mi kërkoj nga ju që ta shpërndani nëpër shokë dhe ta dëgjon e gjithë opinioni i gjerë se kush është ai që e ka shkru ketë komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat