Abrashi: Prapa mbylljes së rrugës kryesore në Prishtinë qëndron vazhdimësia e projekteve korruptive

Aktuale

Abrashi: Prapa mbylljes së rrugës kryesore në Prishtinë qëndron vazhdimësia e projekteve korruptive

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 22:17
Arban Abrashi

Ish-kandidati për komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Arban Abrashi ka kritikuar vendimin e marrë nga komuna e Prishtinës për mbylljen e rrugës kryesore si testim që ajo të kthehet në shesh.

Sipas Abrashit prapa kësaj qëndron ideja e ndërtimi të qendrës tregtare e sponsoruar nga grupe interesi që mbajnë në pushtet uzurpatorin dhe plotësisht kontrollojnë Prishtinën.

Ndryshe sot për qarkullim në Prishtinë është mbyllur rruga ‘Xhorxh Bush’ e cila nis nga Katedralja dhe vazhdon deri tek Hotel Grand. Mbyllja e kësaj rruge sipas arsyetimit të komunës u bë për testim të projektit të zgjerimit të sheshit në Prishtinë.

Postimi i plotë nga Abrashi:

Mbyllja e rrugës kryesore, arteries kryesore të qytetit, pa konsultim, pa ofrim të zgjidhjeve alternative, dhe në nguti të madhe ka vetëm një emërues, vazhdimësinë e projekteve super korruptive në Komunë.

Në fakt prapa mbylljes së rrugës, maskuar si shesh, qëndron idea e ndërtimit të qendrës tregtare, e sponzoriuar nga grupe interesi, të cilat tani e mbajnë në pushtet uzurpatorin dhe plotësisht kontrollojnë Prishtinën.

Dëshira për të mbetur në pushtet me çdo kusht po shkatërron qytetin dhe fatkeqësisht po len shenja permanente

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat