Hoxha kërkon nga Hahn përshpejtim për liberalizimin e vizave - Bota Sot
Hoxha kërkon nga Hahn përshpejtim për liberalizimin e vizave

Aktuale

Hoxha kërkon nga Hahn përshpejtim për liberalizimin e vizave

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 10:32
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn gjatë Konferencës së 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës që po mbahet në Salzburg.

Ministrja kërkoi mbështetjen e Hahn që procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për kosovarët të përshpejtohet dhe përmbyllet gjatë këtij viti.

“Ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ne jemi duke çuar përpara Agjendën e Reformave Evropiane, dhe me dinamikë të shtuar po realizojmë masat e planifikuara nga MSA-ja, ceku Ministrja Hoxha. Pas përmbushjes së kushteve përkatëse, presim qe edhe vendet anëtare dhe institucionet e BE-së të kryejnë të gjithë hapat procedural dhe procesi te përmbyllet pa vonesa”, thuhet në kumtesën për media

Komisionari për zgjerim të BE-së, Hahn, theksoi se Kosova e ka mbështetjen e tij për procesin integrues, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Hahn inkurajoi Ministren Hoxha që Kosova të vazhdojë me reformat sidomos në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike dhe të bërit biznes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...