Abazi: Po përballemi me bandat politike të udhëhequra nga Thaçi

Aktuale

Abazi: Po përballemi me bandat politike të udhëhequra nga Thaçi

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2018 Në ora: 13:07
Hashim Thaçi

Analisti politik, Haki Abazi thotë se me 1 tetor të vitit 1997 Millosheviqi dhe regjimi i tij fashist u përballen me studentët dhe qytetarët, ndërsa sipas tij, fituesi dihet.

Ndërsa sot, thotë se po përballemi me bandat politike të udhëhequr nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Perballja me qytetarin, fyerja e qindra mijerave protestuesve dhe tentimi per te manipular me luginen e presheves jane aresyeje të mjaftueshme qe ky as nuk ka qene e as nuk është President i unitetit dhe rrjedhimisht është antikushtetues dhe vetem doreheqja eshte shpetim tij dhe shpetimi i vendit tone”, shkruan Abazi transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

1 Tetor 1997 -Millosevici dhe regjimi tij fashist u perballen me studentet dhe qytetaret- fituesi dihet.

Sot, po perballemi me bandat politike të udhehequr nga Thaci qe ka mashtruar dhe ka nda e perqa të gjithe, qe ka shkel mbi gjakun e deshmoreve dhe veteranve, qe I ka bere veteranet lypsa, ka instaluar urrejtjen per njeri tjeterin. Perballja me qytetarin, fyerja e qindra mijerave protestuesve dhe tentimi per te manipular me luginen e presheves jane aresyeje të mjaftueshme qe ky as nuk ka qene e as nuk është President i unitetit dhe rrjedhimisht është antikushtetues dhe vetem doreheqja eshte shpetim tij dhe shpetimi i vendit tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat