Molliqaj: Haradinaj çohet herët, por puna e tij pa plan s’ka rezultate

Aktuale

Molliqaj: Haradinaj çohet herët, por puna e tij pa plan s’ka rezultate

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:58
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka përshkruar si katastrofale qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Molliqaj ka thënë se Haradinaj është një njeri që zgjohet herët për të punuar por nuk jep rezultate.

“Qeverisja e Haradinajt është katastrofë. Për mu Qeveria Haradinaj është një njeri që çohet herë edhe punon, por punon pa kurrëfarë plani”, tha ai.

Molliqaj tha se nuk ka pasur pritje të tjera, nga fakti se ka hyrë në koalicion me PDK-në.

“Nuk kam pasur pritje tjera. Por mendoj se nuk mund të bësh qeverisje të mirë, pa shku një herë PDK-ja në opozitë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat