Kurti për protestën: Madhështore, ishin me mijëra njerëz

Aktuale

Kurti për protestën: Madhështore, ishin me mijëra njerëz

Nga: G.B Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:57
Protesta e VV-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për protestën e të shtunës, duke thënë se nuk dihet sa njerëz kishte në protestë, por që ishin dhjetëra e mijëra, sa nuk ka fotografi që t’i ketë zënë gjithë masën e as nuk kishte vënë më shumë në shesh për të tjerë njerëz, përcjell Bota sot.

përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se protesta ishte paqësore, masovike dhe madhështore, me qytetarë të ndërgjegjshëm e të bashkuar, ndërsa që në anën tjetër ishte një individ, injorant, i dhunshëm që është president.

Ai ka falënderuar të gjithë protestuesit, duke thënë se zemrën e ka të mbushur me gëzim e sytë me shpresë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nuk e dimë sa njerëz kishte në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë, por e dimë se ishin dhjetëra e dhjetëra mijëra, s'e nuk ka fotografi që ta ketë përthekuar tërë masën, se nuk kishte vend për më shumë njerëz në Shesh dhe në Bulevardin 'Nëna Terezë'.

Protestë paqësore, masovike, madhështore. Qyetarë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, të bashkuar. Populli nuk është turmë, aq më pak i paarsyeshëm, aq më pak i dhunshëm, aq më pak i paditur. Në anën tjetër ishte një individ - iracional, injorant, i dhunshëm, aq më shumë që rastis të jetë president.

S'lanë gjë pa i bërë këtij populli. E gënjyen, e fyen, e vodhën, e rrudhën. E sa i mirë, i dlirë, i dashur, i pjekur, që u shfaq. Zemrën e kam të mbushur me gëzim e sytë me shpresë. Ju falenderoj ashtu siç do t'ju shërbej - përjetësisht!

Ndërkohë, kënga e parullave të asaj dite ende më jehon në kokë e krahëror:

Jo pazare
me troje kombëtare!

Nuk jepet Ujmani,
Nuk lejon Sovrani,
Nuk thahet Vatani!

Pazaret le t’i ndalim
Trepçën nuk e falim!

Duam shtet,
Me sovranitet!
Pa vasalitet!

Bisedime me parime:
Shtet me shtet!
- me dinjitet!
- me reciprocitet!

Presidenti s’ka mandat,
Kot endet poshtë e lart!

Për problemet akute,
Një kut, e jo dy kute!

Duam president!
Jo precedent!

Duam Kryetar!
Jo kryetuxhar!

Pazaret e Hashimit
Pazare të Nasradinit!

Bakshishet rreth kufinit,
Gozhdë e Nasradinit!

2.000 hektarë Maqedonisë,
8.000 Malit të Zi,
Sa është haraçi
I pazarit me Serbi?

Zbato Kushtetutën!
Ose hape rrugën!

Dikur Rankoviqi, 
Dje Milosheviqi,
Sot Vuçiqi!

Çobani batakçi,
E sjell ujkun në shpi!

Republika - Demokraci!
Pazaret - Autokraci!

S'e qesim në pazar Luginën
E duam sa Prishtinën

Rinia, Gratë 
dhe Diaspora, 
janë Fitorja!

Mërgata atdhetare,
Evropa jonë shqiptare!

Duam hyrje në Evropë
Jo dyndje nëpër botë!

Pa punë rinia, 
Kur vjedh qeveria.

Pa art e pa kulturë,
Qeveri e sëmurë.

Qeveria pa gra, 
Po as burra s’ka.

Punë për krejt
Rrogë e njëjtë.

Dy vjet luftë,
10 vjet festë,
20 vjet pazare... 
Koha për protestë!

The people won’t give in to one man!

Democracy is not ethnic demography!

The people are one, Thaçi is alone!

“Peaceful ethnic cleansing”?
A perverted Fascist dream!

The power of the people is stronger than the rulers in power!

Cut their dirty finances, not our land!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat