Qeveria rrëzohet vetëm me koordinim opozitar, thotë Sejdiu

Aktuale

Qeveria rrëzohet vetëm me koordinim opozitar, thotë Sejdiu

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:30
Dardan Sejdiu

Deputeti i PSD’së Dardan Sejdiu thotë se Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj mund të rrëzohet vetëm me bashkërendim opozitar.

Sejdiu nuk beson se kjo qeveri do të përfundojë nëpërmjet PDK’së, kjo pasi sipas tij partia, tashmë e udhëhequr nga Kadri Veseli, ka rrëzuar shumë qeveri për të rimarrë një rrezik të tillë.

“PDK i ka rrëzuar të gjithë Qeveritë. Nuk besoj që do e bëjë këtë herë’, tha Sejdiu në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Për të rrëzuar këtë qeveri duhet bashkërendim qeveritar’, tha ai.

Mirëpo sipas tij, partitë e tjera opozitare nuk janë të interesuara për një gjë të tillë.

Kështu, ai ka kujtuar kohën, në të cilën sipas tij kërkesa e PSD’së për rrëzim qeverie dhe kundër shkëmbimit të territorit u injorua nga opozita në Kuvend.

“I kemi lut në korrik me e ndalë Hashim Thaçin me rezolutë. Na kanë injoruar”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat