Mbahet tryezë për dialogun

Aktuale

Mbahet tryezë për dialogun

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 07:43
Dialogu Kosovë Serbi:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) të martën organizon tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë Serbi: Rrugë e gjatë deri te Marrëveshja?” .

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj zhvillimet e fundit në rrjedhën e dialogut Kosovë Serbi.

Në kuadër të serisë së debateve rreth fazës finale të dialogut Kosovë Serbi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka për qëllim që të siguroj një platformë ku mund të sqarohen çështjet kryesore që së fundi kanë ngjallur debat.

Në fokus të kësaj tryeze do të jetë mundësia e shkëmbimit të territoreve, forma përfundimtare e marrëveshjes dhe mundësia e referendumit.

Në këtë mënyrë synohet që të shpalosen mundësitë dhe pasojat që kjo fazë e dialogut mund t’i ketë për konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.

Prezantim hyrës mbi aspektin e së drejtës ndërkombëtare dhe së drejtës kushtetuese mbi mandatin e Presidentit për të negociuar, shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe karakterin sovran të territorit të saj në raport me Dialogun Kosovë Serbi:

Prof. Dr. Enver Hasani – Ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës;

Prof. Dr. Arsim Bajrami – Profesor i së Drejtës Kushtetuese;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat