Këto janë disa keqpërdorime të Qeverisë Haradinaj që lidhen me Nismën

Aktuale

Këto janë disa keqpërdorime të Qeverisë Haradinaj që lidhen me Nismën

Nga: N. Sh Më: 2 tetor 2018 Në ora: 09:06
Ramush Haradinaj

Analisti në Institutin GAP, Agron Demi ka përmendur disa keqpërdorime të qeverisë Haradinaj, të cilët lidhen konkretisht me partinë e Nismës.

Ai përmend ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që fshatin e kryetarit të partisë së tij e shpallë zonë ekonomike, pastaj këshilltarët politik, sekretarin e përgjithshëm të MTI-së që vjen poashtu nga Nisma.

Ai përmend edhe shkarkimin e ministrit të MTI, që sipas tij nuk mundi me i përbi keqpërdorimet e sekretarit të përgjithshëm, pastaj inspektorin e tregut të naftës i cili është nip i Jakup Krasniqit, si dhe në fund emërimin e ministrit të ri të MTI-së i cili është i akuzuar për shkelje.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Qe qysh lidhen keqpërdorimet në Qeverinë Haradinaj:

1. Emëro Ministër të Tregtisë dhe Industrisë një të paaftë dhe pakurrizorë i cili merr vendim që fshatin e kryetarit të partisë NISMA me e shpallë zonë ekonomike;

3. Emëro këshilltar politik djalin e kryetarit të partisë;

2. Emëro sekretar të përgjithshëm të MTI një zyrtar të partisë NISMA, i cili u vlerësua i paaftë për atë pozitë dhe u rendit i katërti nga komisioni vlerësues;

3. Shkarko ministrin e MTI ngase as ai nuk mundi me i përbi keqpërdorimet e sekretarit të përgjithshëm dhe morri vendim për shkarkim;

4. Emëro inspektor të tregut të naftës nipin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA-s;

5. Emëro ministër të ri të MTI një të akuzuar për shkelje të ligjit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat