Haradinaj: Mirë është që në Qeveri të ketë njerëz pa aktakuza

Aktuale

Haradinaj: Mirë është që në Qeveri të ketë njerëz pa aktakuza

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 15:09
Ramush Haradinaj

Abelard Tahiri është ende ministër i Drejtësisë. Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në konferencën e rregullt që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.

Haradinaj tha se ka pritur që të konsultohet me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe do të bëhet ashtu siç vendosë PDK-ja.

“Ministrat janë propozime të partive. Unë do t'i respektoj propozimet politike të tyre", tha Haradinaj

Ai nuk deshi të flas rreth mundësisë që dorëheqja e Tahirit të ketë ndodhur si rezultat i vizitës së këtij të fundit në Ujman bashkë me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Haradinaj në konferencë është pyetur edhe shkarkimin e Bajram Hasanit nga pozita e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë dhe emërimin në vend të tij të Endrit Shalës.

Për atë se ky i fundit ka aktakuzë të ngritur, Haradinaj tha se do të ishte më mirë të kishte një Qeveri pa njerëz që kanë aktakuza.

 "Rasti i ministrit të Tregtisë, vlerësimi nuk ka qenë i imi. Ju siguroj se ministrat janë propozime politike. Rasti konkret i Abelardit mendoj se është ministër që e ka kryer shumë mirë punën e vet. Emërimi i z. Endrit Shala nuk është përzgjedhja ime. Ai e ka një aktakuzë për gjuajtje me armë, por unë nuk do të ndërhyj. Mirë është me e pas Qeverinë pa njerëz me aktakuza", tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat