Hallakama në PDK, Ministri i Kulturës thotë se i bindet Kadri Veselit

Aktuale

Hallakama në PDK, Ministri i Kulturës thotë se i bindet Kadri Veselit

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 18:42
PDK

Derisa kryetari Kadri Veseli është në fazën e filtrimit të ministrave të PDK’së në Qeveri, duke paralajmëruar reformim, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në emisionin Frontal ka treguar se i bindet vetëm kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij dhe me ministrat e tjerë që vinë nga PDK.

Express ka raportuar se Veseli pritet t’i shkarkojë ministrat e PDK’së, që i bindën presidentit Thaçi, ndërsa Ministri Gashi ka provuar të dëshmojë lojalitetin ndaj që ka ndaj  Veselit.

Ministri Gashi ka bërë të ditur se ai nuk është prej ministrave që i përgjigjet Presidentit Hashim Thaçi, duke theksuar se veprimet e tij i bën vetëm në koordinim me shefin e partisë, Kadri Veselin.

“Përkundër që kryetarin nuk e kam epror institucional, për çdo gjë e njoftojë kryetarin e partisë”, ka thënë Gashi,

Tutje, ai ka shtuar se për veprimet e tij, i përgjigjet organeve të partisë dhe kryetarit.

“Për çështje të Qeverisë i përgjigjem kryetarit të partisë dhe kryeministrit sepse e kam epror institucional”, ka shtuar Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat