Ministria e Inovacionit deklarohet për dorëheqjen e ministrit Besim Beqaj

Aktuale

Ministria e Inovacionit deklarohet për dorëheqjen e ministrit Besim Beqaj

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:10
Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj

(E plotësuar) - Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka reaguar pas lajmit se ministri Besim Beqaj është dorëhequr.

Përmes një komunikate për media, thuhet se ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, prërcjell Bota sot.

Komunikata e plotë: 

Në lidhje me spekulimit e orëve të fundit në media, sipas të cilave Ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje, e infomojmë opinionin publik dhe mediat se Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Më anë të kësaj Komunikate përgenjështrojmë shkrimet e publikuara, duke informuar se Ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizm të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Në këtë kuadër Ministri Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e udhëhequr nga Ministri Beqaj po vazhdon punën me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës

Edhe ministri Besim Beqaj ofron dorëheqjen – Qeveria në rrezik

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj është i treti që brenda 24 orëve të fundit ka ofruar dorëheqjen nga Qeveria Haradinaj.

Burimet e medias brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se sot në takimin e kryetarit Kadri Veseli me disa prej anëtarëve të Kryesisë është diskutuar edhe mundësia e dorëheqjes së ministrit Beqaj.

Sipas burimeve, Beqaj vet ka shprehur dëshirën që të largohet nga qeveria.

Dje dorëheqjen e kanë ofruar edhe ministrat Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza. Këta dy u panë të dielën bashkë me Presidentin Hashim Thaçi teksa po vizitonte liqenin e Ujmanit në veri të vendit.

Mirëpo pavarësisht këtyre zhvillimeve, zyrtarisht PDK-ja ende nuk ka marr vendim për Tahirin, Hamzën e Beqajn.

Ndërsa kreu i ekzekutivit sot pasdite në një prononcim para medieve tha se aktualisht nuk ka asnjë largim të ministrave ndonëse në mbledhje mungoi ministri Abelard Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat