Shumë ministra e zëvendësministra do të mbesin pa punë, ky është plani i Qeverisë Haradinaj - Bota Sot
Shumë ministra e zëvendësministra do të mbesin pa punë, ky është plani i Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Shumë ministra e zëvendësministra do të mbesin pa punë, ky është plani i Qeverisë Haradinaj

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 20:54
Qeveria Haradinaj

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, dhe koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se ka disa lëvizje në PDK, por ai nuk beson se këto lëvizje do të rrezikojnë Qeverinë.

Tahiri  ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli është mjaft i drejtpërdrejtë dhe nuk ka dhënë shenja se Qeveria mund të rrëzohet.

“Në momentin kur nuk shkon diçka qeveria mund të bie, por nuk po shoh diçka konkrete te z.Veseli, dhe qeveria vazhdon punën edhe pa ndonjë ministër”.

Duke komentuar çështjen e ministrave që janë nën hetim, Tahiri ka përmendur rastin e kryetarëve të komunave që kanë qenë me aktakuza dhe kanë vazhduar detyrën.

“Nuk është në kuadër të marrëveshjes politike se personat nën hetim nuk duhet të bëhen ministra, por u mbetet moralisht atyre të vendosin”.

“Prokuroria mund të ngre aktakuza edhe me fakte të pa verifikuara, por gjyqësia është ajo që vendos në mënyrë të paanshme”, tha Tahiri.

Duke komentuar vizitën e Haradinajt në SHBA, Tahiri thotë se ajo ishte vizita më e rëndësishme e Kosovës në SHBA.

“Kemi marrë mbështetje për Ushtrinë e Kosovës dhe kemi bërë shumë punë të mirë për anëtarësimin në Interpol”.

Këshilltari i kryeministrit ka thënë se këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Interpol.

“Sigurisht, këtë vit punët i kemi shumë më mirë, sesa vitin e kaluar. Gjasat janë të mëdha”, tha Besnik Tahiri.

Tahiri ka thënë se Qeveria është duke shqyrtuar reduktimin e ministrave dhe zëvendësministrave.

“Po përgatisim ligjin që parasheh më së shumti 17 ministri nga 21 sa janë. Gjithashtu po planifikohet që të mos ketë më shumë se tre zëvendësministra, ku njërin do ta kenë minoritetet”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...