Kadri Veseli: Liberalizimi i vizave – dhjetorin e këtij viti

Aktuale

Kadri Veseli: Liberalizimi i vizave – dhjetorin e këtij viti

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:39
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë që dhjetori i këtij viti shpreson se do të jetë përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Nuk është pozicioni im në këtë moment të jem ngucakeq,  presim që të ketë vendimmarrje pozitive dhjetorin e këtij viti për liberalizimin e vizave”.

“Ne nuk do zbehemi nga orientimi drejt BE-së por kjo nuk do të jetë shigjetë për të luftuar kundër njëri – tjetrin por duhet të mbledhim për të zgjidhur problemet”, ka thënë Veseli në Zona B.

Sipas Veselit, partitë opozitare duhet të mundohen që t’i zgjidhin problemet mes vete në mënyrë që të mos e dëmtojnë Kosovën.

“Ka pasur shpenzime të mëdha në faturë të shtetit si p.sh në protestën e së shtunës ka pasur shumë shpenzime për autobusat dhe sendviçat. Me keqardhje u them protestuesve se organizuesit e tyre kanë qenë manipulues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat