Avni Klinaku i reagon ashpër Vjosa Osmanit për kauzën e tij!

Aktuale

Avni Klinaku i reagon ashpër Vjosa Osmanit për kauzën e tij!

Nga: N. Sh Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:12
Avni Klinaku, Vjosa Osmani

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, i ka reaguar ashpër deputetes të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila është më e votuara në Kosovë.

Klinaku që për vite me radhë, ishte pjesë e koalicionit me PDK-në, i cili asnjëherë nuk mundi që t’i realizon synimet e tij, sa ishte deputet i Kosovës, sot ka zgjedhur që ta mbrojë tezën e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim” të kufijve me Serbinë, duke sulmuar ashpër Vjosa Osmanin, thuaje që, kjo po e pengon bashkimin e Kosovës Lindore apo Shqipërisë me Kosovën, transmeton gazeta “Bota sot”.

Klinaku thotë se, Vjosa Osmani mund ta konteston pavarësinë e Kosovës, por asnjëherë sipas tij nuk mund ta pengon bashkimin e Kosovës Lindore me Shqipërinë.

“Vjosa Osmanit & CO

Mund ta vidhni e plaçkisni Kosovën përkohësisht, por t'ia kontestoni pavarësinë, ta pengoni bashkimin e Kosovës Lindore e bashkimin me Shqipërinë nuk do të mundeni kurrë!”, shkruan Klinaku në Facebook.

Është për tu çuditur me Klinakun, sepse për vite me radhë ishte vasal i PDK-së, përfitoi materialisht dhe politikisht nga PDK-ja, por që asnjëherë nuk mbahet mend që bëri diçka pozitive për Kosovën sa ishte në pushtet.

Një parti që asnjëherë nuk e kaloi pragun, por duke iu bashkuar partisë që e prunë në këtë gjendje Kosovën, PDK-së, arritën të bëhen ministra e këshilltar qeveritar, mirëpo asnjëherë nuk u kujtuan që për popullin e Kosovës, i cili dita ditë, po ikë nga Kosova për shkak të punës së fëlliqtë që e kanë bërë pushtetarët, duke kriminalizuar çdo gjë në këtë vend, duke  zhvilluar nepotizmin, duke rritur korrupsionin, duke i hapë rrugë rinisë që sa më shpejt të largohet nga Kosova, e sot mundohen që të hedhin hi mbi sytë e popullit shqiptar me kauza për bashkim, të cilat e dinë edhe vetë që për momenti nuk mund të ndodhin.

Kauzat e tyre për bashkim kombëtar, janë vetëm propaganda që në këtë mënyrë të përfitojnë ndonjë votë nga qytetarët atdhedashës.

Po ta donin aq shumë Kosovën, do të punonin në ngritjen e nivelit të zhvillimit ekonomik, punësimit, arsimit, mjekësin nuk do ta kishim në këtë gjendje të mjerueshme, rinia do rrinte në Kosovë, nuk do të rrisnin numrin e veteranëve.

Të gjitha këto janë mos punë, mos efikasitet e tyre, dështim i një grupi klanor që ka kapur Kosovën, Prokurorinë, Gjyqësorin, Policinë, e qindra probleme të tjera me të cilat ballafaqohemi. Ndërsa gjenë kohën për të sulmuar një deputete, që t’i hyn në qejf përsëri PDK-së dhe të arrinë edhe një mandat deputeti.

  Nuk ka asnjë shqiptar që nuk e dëshiron bashkimin kombëtar, mirëpo pa kauza të pushtetarëve. Nuk bëhet bashkimi kombëtar e në tjetrën anë 60%  e qytetarëve janë të gatshëm të ikin nga Kosova.

Askujt nuk i duhen territore pa njerëz. Së pari duhet të punohet për mirëqenien e qytetarëve të cilët jetojnë këtu, të punohet për hapjen e vendeve të reja të punës, që do të reflektonte pozitivisht në interesin qytetar, e pas kësaj, edhe nëse bëhet liberalizimi i vizave, edhe kur ta kenë mundësinë e ikjes, mos të ikin por të qëndrojnë rinia këtu, atëherë do ishte momentin për bashkim kombëtar.

Sa më të bashkuar aq më të fuqishëm! Mirëpo, pa kauza të rrejshme!

Mbrëmë Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për planin e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka thënë se Thaçi po shërbehet me një ide të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Kjo ide, sipas saj, në Serbi ekziston që nga koha e akademikut Dobrica Çosiq.

Osmani ka thënë se duhet të vazhdojnë protestat popullore, paqësore, kundër planit të Thaçit, teksa ka porositur që në demonstratën e radhës të dëgjohet himni i Republikës së Kosovës.

Ajo ka alarmuar se nëse Thaçi s’ndalet, “brenda pak muajsh mund të rihapet çështja e statusit të Kosovës”.

Mund të krijohet një konflikt i ngrirë, ka paralajmëruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat