Ndalesa nga policia zvicerane e Sami Lushtakut – Flet djali tij, Mërgimi!

Aktuale

Ndalesa nga policia zvicerane e Sami Lushtakut – Flet djali tij, Mërgimi!

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:29
Mërgim dhe Sami Lushtaku

Ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është ndaluar dje nga Policia e Zvicrës në aeroportin e Cyrihut.

Sipas raportimeve kjo ka ndodhur pas flet-arresteve që vazhdojnë të mbeten në fuqi nga Serbia.

Pas një kontrolli nga Policia dhe procedurave të verifikimit, Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Drenicës është liruar.

Djali i tij, Mërgimi në një prononcim të shkurtër për Indeksonline ka treguar se kjo ka qenë thjeshtë një ndalesë e shkurtër.

Ai njëherësh ka treguar se Lushtaku ishte i shoqëruar nga disa miq të tij, dhe ka qenë thjeshtë vizitë e zakonshme.

“Ende nuk kam mujt me kontaktu me të. Po aq sa kam informacione ka qenë një ndalesë e shkurtër, nuk ka qenë diçka shqetësuese. Ka qenë thjeshtë një ndalë disa minutshe, pastaj është liruar. Atje ka shkuar me disa miq të tij, vizita familjare”, ka treguar ai shkurt për mediat vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat