Abazi flet për shërbimin e Thaçit ndaj Rusisë, Qeverinë e Haradinajt dhe analfabetizmin e Veselit - Bota Sot
Abazi flet për shërbimin e Thaçit ndaj Rusisë, Qeverinë e Haradinajt dhe analfabetizmin e Veselit

Aktuale

Abazi flet për shërbimin e Thaçit ndaj Rusisë, Qeverinë e Haradinajt dhe analfabetizmin e Veselit

Nga: A.M. Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:53
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se është në shërbim të Rusisë, ndërsa për Qeverinë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është interes Serbo- Rusë. Ndërkaq, për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është analfabet politik.

 Për më tepër, Abazi në postimin e tij në Facebook ka shkruar se nuk është aq dramatike krahasuar me çfarë po ndodh me vendin dhe interesin nacional e shtetërorë ndërlidhur me atë që po ndodh në Maqedoni më referendumin dhe mundësinë e blerjes se Albania Telekom nga Serbia Telekom.

Gjithashtu, ai ka shtruar se “kjo është diagnoza e strukturës politike të Kosovës sot. Kjo strukture politike ka filluar të instalohet që nga qeveria e përkohshme dhe është plotësisht e vendosur dhe konsoliduar që nga vdekja e Rugovës”.

Postimi i plotë:

Thaci ne sherbim te Rusise rrjedhimisht Qeveria Haradinaj eshte interes Serbo- Rus, Veseli nje analfabet politik

Sado qe ky titull te tingelloje dramatik ne fakt nuk tingellon dramatik mjaftueshem krahasuar me cfare po ndodhe me vendin dhe interesin nacional e shtetrore nderlidhur me ate qe po ndodhe ne Maqedoni më referendumin dhe mudesine e belrejes se Albania Telekom nga Serbia Telekom. Kjo është nje quazi-elite politike shqiptare e kapur qe nuk është ne vije me vizioni evropian dhe perendimore të qytetareve shqiptare të Gadishullit.

1. E vetmja forme per te mbajtur ne pushtet nje strukture politike te ketille, qe eshte e shkeputur poltesisht nga interesi nacional dhe procesi shtetformues eshte qe ata te jene thellesisht te korruptuar dhe te kriminalizuar qe mandej lejon krjimin e grupeve te interesit qe jane te koordinuara nga kjo qender e krimit dhe korrupcionit e qe vepron mbi ligjin. Kjo eshte diagnoza e struktures poltike te Kosoves sot. Kjo strukture politike ka filluar te instalohet qe nga qeveria e perkohshme dhe eshte plotesisht e vendosur dhe konsoliduar qe nga vdekja e Rugoves. Ne tentimin e veshtire per te vendosur kete sistem jane orkestruar edhe ngjarjet e Marsit te vitit 2004 per te cialt jane pergjegjes pikrisht keta qe jane ne pushtet tani.

2. Qeveria e Ramush Haradinaj eshte qeveri qe qorrazi eshte duke i sherbyer interesit Ruso- Serb dhe askujt tjeter. Nese do te ishte ndryshe dhe qeveria e tanishme do te ishte aty per interesin Shqiptar dhe qytetare, lista Srpska do ta rrezonte kete qeveri per pese minuta, ashtu siq po e nejta lista srpska nuk e lejon krijimine ushtrise se Kosoves, pengon cdo aktivitet tjetjeter qe ka te beje me shtetndertimin dhe rrezikon kontrolin apo interesin e serbise. Per lista Srpska eshte krejt e pranueshme qe kryeminstri te dale te pastroje mbeturinat, pune kjo per te cilen qytetaret dhe buxheti paguan sherbimet publike dhe buxheti i shtetit keqperdoret dhe keto mbeturina as nuk mblidhen e as nuk managjohen. Por per lista Srpska pastrimi i mebturinave nga kryeminstri ka kuptim dhe nese ky eshte funksioni i qeverise se Kosoves i reduktuar ne kompani te mbeturinave atehere natyrisht qe ata do ta mbajne ne kembe nje qeveri qe eshte pak me efeketive se komandant Kamishi dhe nje agjencion turistik, agjencion per punesim masiv pa bere pune dhe nje degraduese e imazhit të shtetit.

3. Hashim Thaci ne bashkepunim me rrejtin e tij te nejrezve qe jane nje grusht po vazhdon ta shantazhoje dhe sabotoje Gjermanine dhe sidomos Procesin e Berlinit duke krijuar negociata paralele ne nivelein Prishtine- Beograd ( jo Kosove- Serbi). Znj Merkel me shume elegance ka propzuar qe procesi i Berlinit te jete platforma e zgjeidhjes se problemve ne rajon para se te hyje rajoni ne BE. Kete platforme e ka sabotuar Beogradi duke mos dashur qe ta njohe Kosoven si te barabart me vnedet tjera. kete casje e ka pranuar Hashm THaci ne sherbim te interesit te Serbise dhe Rusise, kunder Gjermanise. Thaci eshte nje element i rrezikshem, negues i drejtesise, dhe kunder interesit nacional te Kosoves dhe Shqiptareve. Ai duhet larguar sa me pare, perndryshe ai me pushtetin e tije te falsifikuar eshte duke sjellur dem interesit shtetrore e nacional.

3. Kadri Veseli- Njeriu qe ka dalur nga nentoka dhe akuzohet per shume gjera nga koha e SHIK, nejriu qe eshte bere kryeparlamentare me procedure antikushtetuese, ka refuzuar te repsktoje kushtetutne dhe rregullat e punes se kuvendit, ka dhunaur te drejten e qytetareve per peticion dhe tani se fundmi ka fyer me mijera qytetare te cielt protestuan pqesisht dhe denjesisht ne mes te prishtines kunder krimit, korrupcionit dhe pazareve. Procese per te cilat Veseli eshte bashkefjatore. Ai i cili ka dhunar cdo aspekt permbajtesore te funksionimit te shtetit po provon te akuzje per mosprezence te flmurit te Kosoves ne proteste. Nga prezenca e qindra mijerave qytetareve ai redukton protesten ne simbolike qe quditerisht eshte edhe argumenti i disa nejrezve tjere qe po perfitojne nga nje sisstem i kalbur, i korruptuar dhe kriminal deri ne fund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...