Mustafa: Themelimi i ushtrisë një fitore e rëndësishme e Kosovës dhe SHBA-ve

Aktuale

Mustafa: Themelimi i ushtrisë një fitore e rëndësishme e Kosovës dhe SHBA-ve

Nga: A.M. Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:37
Isa Mustafa

Pas miratimit të Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së për  tre projektligje që lidhen me shndërrimin e FSK-së në ushtri, ka reaguar ish kryeministri i Kosovës dhe Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku ka thënë se themelimi i ushtrisë do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve.

Si dhe ka shkruar në Facebook se FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahje që të bëhet pjesë e NATO-s.

Postimi i plotë:

Themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve, të cilat e përkrahën këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne. FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat