Kosova e përkushtuar për bashkëpunim bilateral me Hungarinë

Aktuale

Kosova e përkushtuar për bashkëpunim bilateral me Hungarinë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 16:05
Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz me të cilin bisedoi për bashkëpunimit mes dy vendeve dhe inicimin e projekteve bilaterale.

Me këtë rast, Haradinaj falënderoi qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, veçmas tani në rrugën e integrimit evropian, investimet direkte në vend dhe mbështetjen në fushën e arsimit.

Kreu i Qeverisë e informoi diplomatin hungarez për angazhimin e institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane dhe zhvillimin ekonomik, duke kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në arsim dhe këmbimet tregtare.

Nga ana e tij, ambasadori Laszlo Markusz, vlerësoi përkushtimin e kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit dhe avancimin e Agjendës së Reformave Evropiane, duke premtuar mbështetjen e Hungarisë në këto procese të rëndësishme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat